Ruçi:Meta ose Presidentin nesër
ose zgjedhje të parakohshme!

Ruçi:Meta ose Presidentin nesër<br />ose zgjedhje të parakohshme!
TIRANË-Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit u dogj dhe priten dhe 2 të tjerë, por kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi shprehet se, ‘durimi u sos’.

Me një gjuhë kritike ndaj PD, por pa kursyer dhe aleatin LSI, Ruçi tha se nuk ka më kohë të presin sa te bindet e djathta për dialog. Sipas kreut të grupit parlamentar, është koha që maxhoranca të tregojë veten dhe të shfrytëzojë rrugët ligjore e kushtetuese që të dalin nga situata ku ndodhet klasa politike.

Duke iu drejtuar Metës i cili drejtonte seancën parlamentare, Ruçi i tha se PS i ka 71 vota dhe pa LSI mund të zgjedhë Presidentin.  Ky proces sipas Rucit që foli në emër të PS, duhet të përfundojë nesër.

Në rast të kundërt tha Ruçi; “Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit