Ruçi ministrave: Jo në burg vetëm
grabitësit, por dhe kush i ndihmoi

Ruçi ministrave: Jo në burg vetëm<br />grabitësit, por dhe kush i ndihmoi
TIRANE - Kryetari i grupit Parlamentar të PS Gramoz Ruçi u ka kërkuar llogari  ministrave të qeverisë, duke kërkuar që të zgjidhet drejtë çështja e energjisë, duke ndëshkuar jo vetëm kush grabit energjinë, por dhe institucionet që i kanë ndihmuar grabitësit. Që në nisjen e punimeve të kësaj seance, Ruçi ka kritikuar ministren e Inovacionit Milena Harito, duke i kërkuar të respektojë rregulloren e Kuvendit.
 
Harito morri fjalën gjatë diskutimit të projektligjit “ Për njoftimin dhe konsultimin publik”, por sipas kreut të socialistëve në Kuvend ishte në kundërshtim me rregulloren.

“E ndoqa me shumë vëmendje zonjën ministre e përgëzoj për çka paraqiti nuk kam asnjë vërejtje për të ishte ekselente shumë argumentuese dhe bindëse. Por dua t'i kujtoj ministers, juve që drejtoni seancën dhe gjithë ministrave. Fjala që paraqitët do të kishte vend ta kishit marrë në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Nëqoftëse do ta merrni fjalën pas mbylljes se diskutimit, kërkoni qe te hapet diskutimi nga e para. E ndoqa me vëmendje, thashë se s'kam asnjë vërejtje, por s’kishit asnjë të re për ta hapur diskutimin nga e para kur ishte mbyllur diskutimi. Prandaj këto janë proceduara dhe praktikat parlamentare. Keni një vit ministre i mësoni dhe me parlamentin te jeni korrekt herën tjetër”, deklaroi Ruçi. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS