Ruçi në Kuvend kërkon solidaritetin e klasës politike për përmbytjet


TIRANE, 5 Shkurt/ATSH/- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi të enjten se i gjithë kabineti qeveritar është në terren, pranë qytetarëve në zonat e përmbytura.
Duke marrë fjalën në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvend, Ruçi tha se fatkeqësitë nuk duhet të na ndajnë por të na bashkojnë dhe t'i gjendemi njëri-tjetrit.
Ndërkaq kreu i grupit kërkoi gjithashtu vijimin me rendin e ditës së seancës plenare.
Ai i kërkoi solidaritetin e gjithë klasës politike, angazhimin e tyre pasi nga kjo përmbytje shumë e rëndë, banorët kanë nevojë për të gjithçka pasi dëmet janë të mëdha./a.gjonaj/ /a.g/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS