Ruçi paralajmëroi se nëse nuk ndalohen këto akte atëherë përgjegjësia e përkeqësimit të situatës politike do të jetë vetëm e mazhorancës.
“Në një kohë që firmoset marrëveshja ,Mazhoranca jo më larg se dje, në qarkun e Fierit në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe 2 vendime të gjykatave ndodh një akt banditesk duke uzurpuar këshillin e qarkut të Fierit. Jam këtu për t’i thënë personalisht se opozita do i qëndrojë marrëveshjes por nëse mazhoranca nuk ndal vendimet banditeskte, jo vetëm që klima politke nuk do përmirësohet por përkeqësohet, dhe fajtore nuk do të jetë opozita por vetëme juaja.”- deklaroi Ruçi nga foltorja e Kuvendit.
(s.g/shqiptarja.com)