Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ishte pjesëmarrës në përurimin e Fondacionit Westminster për Demokraci . Kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi është shprehur se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë dhe jetën politike të një vendi.
Teksa ishte ishte i pranishëm në përurimin e degës së hapur të fondacionit britanik “Westminster” për demokracinë, në Tiranë një fondacion që vjen si financim i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Ruci shprehu vlerësimin për ndihmën e dhënë Shqipërisë nga Mbretëria e Bashkuar , duke thëne se demokracia është thelbi i bashkëjetësës së jetës politike për një vend me liberalizënm kushtetues.
Ai ka folur për ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri duke thënë se falë punës së bërë po pastrohen “hauret e Avgjisë”, për refomimin e sistemit të drejtësisë.
Fondacioni “Westminster” për Demokracinë financohet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe operon në disa vende të Europës Juglindore.
Komente











Hiqni plehrat
Përgjigju