Ruçi-Palokës: Ankohu te Donald 
Lu sa të duash, këtu vendosim ne

Ruçi-Palokës: Ankohu te Donald <br />Lu sa të duash, këtu vendosim ne
TIRANË - Konferenca e Kryetarëve e datës 11 shkurt, nuk ka qenë aq e qetë sa u transmetua në hapje të punimeve të Kuvendit, nga drejtuesi i seancës Shpëtim Idrizi. Mbledhja e thirrur nga opozita me kërkesë për zgjatjen e afatit të komisioneve hetimore të drejtuara prej saj, ka nxjerr në pah një ankesë të fshehtë të opozitës tek ambasadori amerikan, Donal Lu. Kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi i drejtohet me tone të larta kreut të grupit demokrat, Paloka, të cilit i thotë se mund të ankohet tek ambasadori, por në Parlament, komandon Kushtetuta. Madje, Ruçi shprehet se në kohën e duhur, do të ketë edhe një përgjigje për këtë. Shqiptarja.com disponon procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ku zhvillohet debati Ruçi-Paloka.

“U bë mbledhja e komisionit hetimor pas datës 18 janar dhe ju si mazhorancë në komision nuk pranuat ta shtynit afatin”-shprehet Edi Paloka.

Në përgjigje, Gramoz Ruçi shprehet: “Absolutisht jo! Të vinte në Parlament kërkesa! Këtu të uleshim dhe të diskutonim dhe unë do të thosha që absolutisht po! Të vazhdojë puna e komisionit hetimor”. “Çfarë na pengon që ta bëjmë, që të mos e zgjasim?”- pyet Edi Ploka.

Në këtë moment, kreu i grupit socialist, Gramoz Ruçi shprehet se precedentë të tillë nuk mund të pranohen. “Unë si vullnet politik ta kam thënë të punojë komisioni hetimor. Ju thoni se nëse nuk bëhet kjo ne nuk do lejojmë zhvillimin e seancës, ç’është kjo? Nuk ka të tilla kushtëzime, as detyrime, as presione, as shantazhe për seancën e Parlamentit”-shprehet Ruçi.

Në vijim të fjalës së tij, Ruçi nxjerr në pahë një ankesë të opozitës tek ambasadori amerikan, por nga debati nuk del e qartë se për cfarë është ankuar konkretisht tek Lu, Partia Demokratike.

“E dyta, nëse bëni kërkesë, ti ke të drejtën tënde që të komunikosh si me Donald Lu, si me kë të duash ti. Por, për shkresat e Parlamentit, ku i drejtohesh Kryetarit të Parlamentit dhe ne të mblidhemi si Konferencë e Kryetarëve e të analizojmë letrën që ti i ke drejtuar ambasadorëve, kjo është e pa precedentë në jetën parlamentare shqiptare. Të jemi seriozë me njëri tjetrin. Ti mund të komunikosh me të me letra, me telefon, me fakse, me email e si të duash ti. Ç’punë kam unë në këtë çështje? Unë jam sovran në qëndrimin tim. Kam Kushtetutën, Rregulloren e Parlamentit, kam një procedurë parlamentare. Ti si opozitë ke të drejtë të ankohesh te kushdo, ankohu, është e drejta jote. Ashtu sikurse është detyrimi i atij që i pranon këto letra dhe pranon t’i ndërhyjnë në procedurat e Parlamentit, sigurisht që edhe për atë unë do kem përgjigjen e duhur në kohën e duhur, si të vijnë problemet”-u shpreh Ruçi.

debatet

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së