TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u ka bërë vërejtje deputetëve për mungesën e tyre në seancën plenare të së enjtes, si dhe votimin e ligjeve në fund të saj. Gjatë mbledhjes së djeshme, Ruçi ka kërkuar që deputetët të jenë aktivë dhe të përgjegjshëm gjatë aktivitetit parlamentar, sidomos të enjten, dhe të mos e vendosin mazhorancën në vështirësi, siç ndodhi në seancën e fundit, kur dekretet e Nishanit për arsimin dhe turizmin, u votuan me 71 vota, duke rriskuar që votimi të dështonte.
Në këtë rast, mazhorancën e shpëtuan votat e deputetëve të PDIU-së, me të cilat u arrit shumica minimale për të rrëzuar dy dekretet e Presidentit.
“Mos mungoni në seancën plenare, ejani në parlament dhe qëndroni aktivë.E enjtja e kaluar ishte e vështirë për mazhorancën. Me zor u arritën 71 vota për të rrëzuar dekretet e Presidentit. Për një votë rrezikuam të dështonim në votim. Mirë që kishim votat e PDIU-së, dhe me votat e çamëve arritëm shumicën minimale. Kjo nuk është paraqitje e denjë për një grup parlamentar. Të paktën kthehuni në sallë gjatë kohës së votimit”,- mësohet tu ketë thënë deputetëve kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi.
/Shqiptarja.com

Rama mbledh PS-në, nis përgatitjet për zgjedhjet 2017