Ruçi porosit deputetët: Zgjidhni
mosmarrëveshjet me LSI-në

Ruçi porosit deputetët: Zgjidhni<br />mosmarrëveshjet me LSI-në
TIRANË-“Të gjithë në seancë parlamentare ditën e enjte, të mos mungojë askush. Mosmarrëveshjet me lsi-në për ligjet me 3/5 duhet të zgjidhen para seancës së të enjtes”.

Kjo ishte porosia e kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi sot ne mbledhjen me deputetët socialistë ku u diskutua aktualiteti politik.

Ka përfunduar kështu mbledhja e grupit të Partisë Socialiste, e cila në mungesë të kryeministrit Rama u drejtua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.
 
Në fokus të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ishte seanca parlamentare e të enjtes, ku pritet të miratohen disa ligje të Reformës në Drejtësi. Kështu kreu i grupit parlamentar i ka kërkuar të gjithë deputetëve të jenë të pranishëm në seancen e të enjtes, në mënyrë që të mos rrezikohet votimi, pasi duhet 84 vota. 

"Askush të mos programojë asnjë udhëtim jashtë vendit atë ditë, për të mos rrezikuar votat".

Porosia e Ruçit lidhet me ligjin e ministrisë së Drejtësisë i cili i heq shumë kompetenca ministrit, për të cilin Petrit Vasili kishte vërejtje. 

Burime pohojnë se Vasilika Hysi ka ndërhyrë duke i shpjeguar se ajo ndan mendime të kundërta me ministrinë e Drejtësisë mbi kompetencat e ministrit.

Në këtë pikë, Ruçi i ka kërkuar deputetëve që të zgjidhin problematikën me LSI-në para të enjtes. “Zgjidhni problematikën që keni me LSI për ligjet me 84 vota, zgjidhini mosmarrëveshjet para të enjtes” mësohet të ketë thënë Ruçi. 

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së u drejtua nga Gramoz Ruçi pasi kryeministri Rama është nisur për një vizitë zyrtare në Francë.

Ndërkohë Taulant Balla ka qenë i sigurtë për votat e maxhorancës në seancën ku duhet të votohen Kodi Penal dhe ai i procedurës penale e 10 ligje të tjerë me 84 vota. Po aq i sigurtë ai u shpreh për zhvillimin e zgjedhjeve në Kavajë dhe atyre të përgjithshme,pavarësisht qëndrimit të PD.

Balla përsëriti apelin e tij për opozitën për të shkuar në Kuvend të enjten për të votuar ndryshimet në Kodin e Procedurës penale, Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të cilat janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.

Sipas nënkryetarit të grupit të PS, Ambasada Amerikane foli qartë se nuk mbështet bojkotin e demokratëve. Ndërsa socialistët sipas rekomandimit ët kësaj ambasade janë të gatshëm të ulen e diskutojnë.

(d.b/b.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)