Ruçi pret ambasadorin e ri të Japonisë, Mitsuyuki Takada: Miqësia e bashkëpunimi mes 2 vendeve sfidojnë distancën fizike
Mitsuyuki Takada dhe Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Japonisë, Mitsuyuki Takada, me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Pasi i shprehu urimet për detyrën e re, Kryetari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë dhe shprehu vullnetin për forcimin e tyre në të ardhmen. Vitin që vjen marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe mbushin një shekull.
Kryetari Ruçi shprehu gjithashtu mirënjohjen për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve nga Japonia, e cila është një nga vendet donatore më të rëndësishëm për Shqipërinë, duke dhënë rreth 400 milion USD mbështetje financiare në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, mjedis, energjetikë etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera.
“Marrëdhëniet shqiptaro-japoneze janë një rast tipik kur distanca fizike sfidohet nga ndjenjat e ngrohta të miqësisë dhe bashkëpunimit. Rritja e interesit gjeopolitik të Japonisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, me Iniciativen e Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor krijon mundësi të reja bashkëpunimi konkret me Japoninë. Gjithashtu, ajo vlerësohet maksimalisht dhe konsiderohet si një nismë shumë e rëndësishme për zhvillim e mbështetje për integrimin e vendeve te rajonit.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ambasadori Takada vlerëosi gjithashtu bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh dhe vuri në dukje se vizita e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në Tokio në nëntor të vitit 2019 i dha një shtysë te re këtyre marrëdhënieve.
Kryetari Ruçi dhe Ambasadori Takada biseduan edhe mbi aspektet e bashkëpunimit midis parlamenteve të të dy vendeve dhe fuqizimit të diplomacisë parlamentare si një instrument i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh.
J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepolici Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik me teknologjinë e avancuar japoneze
21 Janar, 16:28
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Japoni, tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 godet vendin, lëshohet alarm për cunami
13 Janar, 15:56
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
(Vetë) Vrasja e elitave
9 Janar, 11:56
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë
6 Janar, 08:48