Ruçi pret kreun e OSBE, Lajcak: Parlamenti funksional, keni mbështetjen ndërkombëtare

Ruçi pret kreun e OSBE, Lajcak: Parlamenti funksional, keni mbështetjen ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit,Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e OSBE-së, Miroslav Lajcak pak pasi ky i fundit u takua me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj.

Në këtë takim që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për të marrë Presidencën e OSBE-së në vitin 2020, Ruçi dhe Lajcak kanë biseduar në lidhje me ecuritë e Shqipërisë në kohët e fundit.

Lajcak në fjalën e tij nënvizoi  së "Shqipëria ka bërë hapa të pamohueshëm në reformat integruese dhe për këtë meritoni përgëzime.”

Më pas Lajcak shprehu besimin se Shqipëria do të realizojë një Presidencë të suksesshme dhe rezultative të OSBE-së, mbështetur në prioritetet dhe vlerat e organizatës.
Në lidhje me situatën politike në Shqipëri, Lajcak vuri në dukje se duhet të jenë demokratike.

 “Protestat janë një mjet demokratik, por ato nuk mund të zëvëndësojnë procesin parlamentar dhe debatin në Parlament. Opozita është zgjedhur për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare. Reformat duhet t’i vazhdoni në mënyrë të pakthyeshme dhe duke bërë kujdes të mos dëmtoni rezultatet e deritanishme. Parlamenti është funksional, ka kuorumin kushtetues dhe shumicat e nevojshme për të punuar normalisht dhe për të marrë vendimet e duhura në të mirë të vendit. Shqipëria nuk është një ishull i izoluar, por pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të gjithë partnerët ndërkombëtare e kanë bërë të qartë se askush nuk ka miratuar e nuk miraton veprimet e opozitës kundër sistemit. Asnjë arsye që ngre opozita nuk është argument për të braktisur mandatet dhe detyrimet parlamentare. Të gjithë ju inkurajojmë të ecni përpara dhe do të vazhdoni të kini mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”.

Në përgjigje të interesimit të z. Lajcak, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe vuri në dukje se pretendimet e opozitës për ilegjitimitetin e Kuvendit dhe mungesën e hapësirave demokratike për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare nuk qëndrojnë.

“Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita, e cila ishte në bashkëqeverisje; të parat zgjedhje të çertifikuara nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve të opozitës; të parat zgjedhje për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor; zgjedhje që u paraprinë nga një fushatë e qetë, më e qeta në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Ndërkohë, opozita, pas ndryshimet të Rregullores së Kuvendit me vullnetin e qartë të shumicës parlamentare, ka gëzuar të gjithë aksesin dhe të gjitha hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare.”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm