Kreu i OSBE: Dënojmë dhunën dhe incidentin ndaj Boschard, jo bojkot zgjedhjeve, opozita rrugë të gabuar

Kryesuesi i OSBE-së në detyrë, njëherësh ministri Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak është pritur nga ministri Gent Cakaj ku kanë zhvilluar bisedime në lidhje me situatën aktuale në vend.

Në konferencën e përbashkët dy ministrat kanë pohuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë dhe është në rrugën e duhur.

Në fjalën e tij Lajcak ka komentuar edhe lëvizjet e fundit politike të opozitës, ku ka thënë se ata kanë bërë një zgjedhjet të gabuar me largimin nga Kuvendi dhe se bojkotimi i zgjedhjeve është i papranueshëm.

Këtë e ka mbështetur edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ku ka thënë se pavarësisht protestave dhe sjelljeve të opoizitës, 30 qershori është i paprekshëm.

"Ne kemi diskutuar për marrëdhëniet tona. Presim Komisionin ekonomik për të zhvilluar tregti ekonomike. Kemi biseduar për hapjen e negociatave në qershor. Ai ka mbështetur hapjen e negociatave pa kushte, dhe ai beson se hapja e negociatave konfirmon se BE si një organizatë  globale. Kemi diskutuar edhe për sjelljen e opozitës. Axhenda do të vazhdoj pa asnjë diskutim përkundër dhunës që po bën opozita. Zgjedhjet me 30 qershor dhe nuk ka forcë që i ndalon. Kalendarët do të respektohen. Dhuna është e papranueshme për imazhin ndërkombëtar dhe nuk i kontribuon nevojave të Shqipërisë për hapjen e negociatave" është shprehur Cakaj.

Ndërsa Lajcak ka sjellë në vëmendje edhe sulmin e bërë ndaj ambasadorit Boschard, pas protestës së 11 Majit, ku ka dënuar veprimin që iu bë para shtëpisë së tij. Nga ana tjetër ka falenderuar Shqipërinë për masat e ndërmarra si dhe ka shprehur gatishmërinë e Sllovakisë për të mbështetur vendin tonë për marrjen e drejtimit të OSBE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Lajcak: Heqja dorë nga mandatet për të ardhur keq, bojkotimi i zgjedhjeve jo i duhuri

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak në një konferencë për mediat me ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj e ka konsideruar një veprim jo të drejtë djegien e mandateve nga ana e opozitës dhe ka dënuar dhunën e përdorur vazhdimisht në protesta.

"OSBE ka punuar për të mirë të vendeve. Bashkëpunimi është forcuar për luftën kundër korrupsionit. Vendi juaj do të marri në dorë kryesin e OSBE nga 1 janari . Sllovakia është gati të mbështes ekipin tuaj për këtë detyrë. Duke ju ndihmuar dhe duke ndarë provojën tonë me ju. Kemi patur bashkëpunim të mirë. Ju urojmë suksese për të marrë në dorë këtë detyrë. Shqipëria ka bërë përparim, por më shumë nevojitet të bëhet sidomos në krimin e organizuar dhe reformat në Drejtësi. Institucione të forta dhe parlament efikas është një forcim i demokracisë. Protesta paqësore janë e drejtë themelore e respektuar. Por dallimet duhet të përfaqësohen në parlament. Dhuna është bërë shumë e mërzitshme trazirat heqin çdo shans për dialog. Vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë dhe të pengojë Shqipëri në rrugën e saj për përparim. Duhet kaluar këto dallime. Dua të them se heqja dorë nga mandatet është për të ardhur keq. Opozita ka një rol të rëndësishëm por veprimi i tyre nuk ishte i drejtë. Dhuna ndaj ambasadorit të OSBE ishte e papranueshme, falënderoj qeverinë për masat që ndërmori" është shprehur Lajcak.

Më pas Lajcak ka shtuar: "Më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne demokraci duhet diskutuar dhe jo duke bojkotuar zgjedhjet, kjo nuk është rruga e drejtë. Breza të Shqipërisë e kanë ëndërruar zgjedhjet e ndershme dhe janë monitoruar nga OSBE dhe raportet tregojnë se përmbushen zgjedhjet e lira e të ndershme. Prandaj rruga drejtë zgjidhjes opozita duhet të punojë për të përmbushur standardet dhe jo të dal nga Kuvendi".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi