Ruçi pret Talat Xhaferin: Zbatim të
shpejtë të ligjit për gjuhën shqipe

Ruçi pret Talat Xhaferin: Zbatim të<br />shpejtë të ligjit për gjuhën shqipe<br>
Shqipëria mbështet Maqedoninë në perspektivën integruese dhe angazhohet për të shtuar bashkëpunimin dy palësh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci priti kreun e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, i cili është zgjedhur nga radhët e partive shqiptare në shtetin fqinj.

"Shqipëria dhe Maqedonia duhet të anëtarësohen në organizmat Euroatlantike sepse Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e sigurisë Europiane dhe Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin Euroatlantik të Maqedonisë. Nismën për ligjin e gjuhës shqipe shpresojmë ta shohim sa më shpejtë të miratuar", u shpreh kryeparlamentari Ruçi.

Vetë kreu i Kuvendit të Kosovës, Xhaferi tha se do të angazhohej që të krijonte shanse të barabarta për të gjitha etnitë, shumëllojshmëria e të cilave tha ai, na bën më të fortë e jo më të dobët.

"Shpreh kënaqësinë për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe në aspekt të bashkëpunimit rajonal me përpjekje për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO të Maqedonisë dhe për përpjekjet e përbashkëta për anëtarësimin në Unionin Europian", tha Xhaferri.

Xhaferi gjatë vizitës së tij në Tiranë, u prit nga zyrtarët më të lartë, përfshi edhe presidentit Ilir Meta. 

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit