Ruçi ka shkuar atje në vijim të turit elektoral, ndërsa të rinj të Zharrëzës i kanë dalë para me parulla si “Pa dëmshpërblime s’ka votime”, “Duam shtëpitë tona”, “Zbatoni V.K.M”, “Stop Ndotjes”, etj.
Pak kohë më parë banorët e Zharrzës kanë zhvilluar në grevë urie për dëmin e shkaktuar si pasojë e tërmeteve që shkaktohen nga kompanitë naftënxjerrëse. Sipas banorëve edhe pse ka dalë VKM ata akoma nuk janë dëmshpërblyer.
Ruçi premton:Shpërblimet i merrni brenda muajit
Ruçi ka folur për disa minuta me banorët duke u përpjekur t’i qetësojë. Ai iu ka premtuar se dëmshpërblimet do kalojnë brenda muajit.
“Qeveria shqiptare në zbatim të vendimit të vet ka vënë në dispozicion fondet përkatëse për të dëmshpërblyer 100% 70 banesa që janë bërë të pabanueshme si dhe duke vlerësuar të gjitha banesat e tjera që kanë pasur dëmtime të pjesshme”, është shprehur Ruçi.
Pas premtimit që Ruçi i ka bërë banorëve ai është larguar për të vijuar me takimet në terren dhe prezantimin e kandidatëve për zonën e Patosit.
Momenti kur disa banorë i kërkojnë shpjegime Ruçit për çështjen e dëmshpërblimeve
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com