Ruçi pritje me gazetarët: Ndjesë
publikut për shfaqjet e të hënës

Ruçi pritje me gazetarët: Ndjesë<br />publikut për shfaqjet e të hënës<br>
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon ndjesë publikut dhe zgjedhësve për situatën kaotike dhe aspak normale të seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, ku u zgjodh prokurorja e përgjithshme e përkohshme. Gjatë pritjes së fundvitit me gazetarët, Ruçi tha se këto shfaqje ishin të papranueshme. 

"I kërkoj ndjesë publikut për seancën e fundit. Parlamenti ka qenë i polarizuar. Krahas këtij polarizimi kemi bërë edhe punë të mira: konsensusi për vettingun, pakicat fetare, rezoluta për dhunën në familje", u shpreh Ruçi. 

Por cilat janë prioritetet e Kuvendit për vitin 2018? Kreu i Kuvendit saktësoi se vitin e ardhshëm do zgjidhen tre institucione të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLGJ, KLP dhe Inspektorin e Lartë. Për të gjitha këto, kreu i Kuvendit kërkoi konsensus të gjerë politik dhe dialog e mirëkuptim mes palëve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit