Ruçi: Procesi i integrimit në BE
për Ballkanin s'duhet të frenohet

Ruçi: Procesi i integrimit në BE<br />për Ballkanin s'duhet të frenohet<br>
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë vizitës në Hungari mori pjesë në Konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Sigurisë.

Ai theksoi se është i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor. Ruçi ka theksuar se për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.

“Valët migratore nga vendet në konflikt dhe aktet terroriste të dy viteve të fundit, e kanë vendosur kontinentin evropian në një kontekst të ri sigurie. Shqipëria është krenare për harmoninë ndër-fetare.

Diversiteti i kulturave dhe besimeve duhet të vijojë të qëndrojë në themel të shoqërive të hapura demokratike. Eshte i domosdoshëm bashkëpunimi intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor

Në këtë kontekst vijimi dhe forcimi i “Lidhjes transatlantike” dhe bashkëpunimit me SHBA-të është tepër thelbësor dhe i rëndësishëm. Për t’u bërë ballë krizave dhe sfidave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.

Ne në Ballkanin Perëndimor duhet të tregojmë vendosmëri në rrugën e reformave, e cila është përgjegjëse për shpejtësinë me të cilën zhvillohet procesi i integrimit” përfundoi ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit