Ruçi: PS do të bëjë gjithçka
për marrjen e statusit në vjeshtë

Ruçi: PS do të bëjë gjithçka <br />për marrjen e statusit në vjeshtë
TIRANE - Opozita është e vendosur të japë maksimumin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Deklarata vjen përmes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi të zhvilluar me drejtues te Grupit socialdemokrat në PE në Bruksel.

“Shkëmbyem mendime mbi situatën politike në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë nga ana jonë u nënvizua që opozita shqiptare, Partia Socialiste, do të bëjë gjithçka që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat të refuzuar tashmë dy herë radhazi”, tha Ruçi për gazetarët.

Gjatë kësaj vizite z.Ruçi zhvilloi takime me drejtues të lartë të Parlamentit Europian. Ai u takua me Presidentin e Grupit S&D Hannes Svoboda, zv.presidentin Libor Ruçek, eurodeputetët Tanja Fajon dhe Viktor Boshtinaru. Gjithashtu delegacioni i Partisë Socialiste pati një takim edhe me kryeministrin rumun, Viktor Ponta. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, morri fjalën dhe ju drejtua mbledhjes së grupit socialist dhe demokrat duke bërë një prezantim të zhvillimeve politike në Shqipëri, të ecurisë së procesit të integrimit europian duke shprehur qartë angazhimin e plotë dhe të gjithanshëm të Partisë Socialiste në funksion të përmbushjes së kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ruçi i kërkoi 184 eurodeputetëve të majtë në Parlamentin Europian të mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE dhe në mënyrë të veçantë marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

“Nga ana tjetër, me bashkëbiseduesit e mi, dhe jo vetëm ata por edhe me grupin parlamentar, gjeta një predispozicion dhe një mbështetje të kësaj perspektive evropiane të vendit tonë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës