Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dalë në një konferencë me homologun e tij maqedonas, Talat Xhaferi, pas takimit me të në Kryesinë e Kuvendit.
/Shqiptarja.com
"Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Maqedonisë. Ramë dakord të inkurajojmë ndërtimin e linjës 400 Kv mes dy vendeve, si dhe zbatimin e projekteve të rëndësishme, si atë të Korridorit 8. Ligji për gjuhën shqipe duhet të miratohet sa më shpejt. Do të lehtojmë qarkullimin e mallrave, do rikthejmë pikën kufitare të Qafë-Thanës si të përbashkët", tha Ruci.










