Ruçi shtron darkën e Iftarit: Ky muaj është një mundësi për të bërë sakrifica

Ruçi shtron darkën e Iftarit: Ky muaj është një mundësi për të bërë sakrifica

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka shtruar darkën e Iftarit për besimtarët myslimanë. Në këtë darkë ishin të ftuar Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, përfaqësues të komuniteteve fetare, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, deputet dhe gazetarë. Në fjalën e tij, Ruçi shprehet se muaji i Shenjtë i Ramazanit është në mundësi për të bërë sakrifica.

"Gjatë këtij muaji të bekuar myslimanët shqiptarë, si një miliard e gjysmë myslimanë të globit, gëzohen, kremtojnë e bëjnë sakrificë. Por gëzimit të tyre u bashkohen edhe shumë shqiptarë, të besimeve të tjera. 

Të tillë jemi ne, që ngjarjet e rëndësishme fetare i ndajmë me njeri-tjetrin dhe kështu gëzimi që sjellin ato shtohet. Kombi shqiptar, i vogël në numër, por i madh për nga historia, trashëgimia, sakrificat, aspiratat dhe besimi në të ardhmen është i bashkuar rreth besimeve dhe ka ndërtuar e ndërton përditë paqen e mirëkuptimin midis tyre.

Cilido qoftë besimi ynë, ne jemi të gjithë një familje. E them me bindje të plotë se mirëkuptimi fetar është modeli më solid që shërben si arkitekturë e ndërtimit të një shoqërie me kohezion, barazi e drejtësi shoqërore dhe prej të cilit të gjithë kemi ç’të mësojmë.

 Është momenti ideal në historinë dhe në jetën tonë që provon sesi liria prodhon dashuri, solidaritet, përdëllim e përkushtim për tjetrin, fqinjin, të ndryshmin, të pafuqishmin, nevojtarin. Muaji i Ramazanit është një mundësi që tregon se ne, njerëzit, jo vetëm bëjmë sakrifica me vetëdisiplinë e durim, por edhe tejkalojmë kufizimet tona, paragjykimet, armiqësitë, paditurinë dhe padrejtësinë.

I kapërcejmë këto kufizime jo vetëm me fjalë, por me veprime që tregojnë shpirtin tonë të madh, zemrën tonë të gjerë, mendjen tonë të ndriçuar dhe vlerat tona të spikatura", u shpreh Ruçi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)