Kështu u shpreh nga Fieri kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.
‘’Sovrani shqiptar nuk do krizë e para, dhe e dyta që populli shqiptar nuk do destabilitet. E treta populli shqiptar do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese, që ia jep Kushtetuta’’,-u shpreh Gramoz Ruçi.
Referuar zërave për shtyrje apo bojkot të zgjedhjeve nga PD, Ruçi u shpreh se Partia Socialiste do të mbetet e hapur për të diskutuar çdo lloj propozimi për përmirërsimin e zgjedhjeve më 18 qershor, por kurrësesi nuk disikutohet datë apo qëndrim tjetër.
‘’Nuk kemi asnjë të drejtë ligjore apo kushtetuese që të diskutojmë datën e zgjedhjeve. Në këtë kuptim çdo subjekt politik e gjen përgjigjen tek Kushtetuta e vendit, që një herë në 4 vite mbahen zgjedhje’’-u shpreh Ruçi.
Sipas kreut të grupit të deputetëve socialist, mbajtja e zgjedhjeve është e përcaktuar në Kushtetutë, ndërsa janë specifikuar edhe rastet kur mund të shtyhen.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com