Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi do të nisi ditën e sotme një vizitë dyditore në Kosovë me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Gjatë kësaj vizite Ruçi do të shoqërohet nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ai i Partisë Demokratike, Edmond Spaho dhe nga kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Gjithashtu kryeparlamentari shqiptar pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe me kryetarët e partive opozitare në Kosovë.

Pas përfundimit të takimeve, Ruçi do të zhvillojë homazhe në varrin e ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe në Prekaz te varri i komandantit Azem Jashari.

njoftimi i kuvendit
(Njoftimi i Kuvendit)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com