Ruçi takim lamtumire me ambasadoren e Greqisë: S'ka asnjë pengesë për forcimin e marrëdhënieve

Ruçi takim lamtumire me ambasadoren e Greqisë: S'ka asnjë pengesë për forcimin e marrëdhënieve

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim lamtumire, ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Sourani, me rastin e mbarimit të mandatit të saj në Shqipëri.

Në këtë takim u vu theksi tek marrdhëniet mes dy vendeve si dhe mundësia për të përforcuar këtë raport. Në fjalën e tij, Ruçi falenderoi Sourani për kontributin që Sourani ka dhënë për bashkëpunimin mes dy vendeve.

 “Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri shërbejne si ura të fqinjësisë e miqësisë miidis të dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin më mirë sesa qeveritë”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Sourani e falenderoi Kryetarin Gramoz Ruçi për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë si edhe për kontributin personal në përmirësimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

“Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis të dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhenieve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro-greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve”, nënvizoi Ambasadorja Sourani.

Ambasadorja në ikje e Greqisë, Eleni Sourani dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump