Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Shqipëri.
Ruçi e përgëzoi Ambasadorin Cutillo për mandatin e tij të sukseshëm dhe kontributin në fuqizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve.
“Italia ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Shqipërisë, partneri i parë tregtar dhe një nga donatorët kryesorë bilateralë të Shqipërisë, një fqinje dhe mike e çmuar, e cila i është gjendur pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohë të mira e të vështira. Italia ka mikpritur dhe integruar emigrantët shqiptarë, me të drejtat e tyre ekonomike, sociale e politike. Mbi 560 mijë emigrantë dhe rreth 40 mijë sipërmarrës të niveleve të ndryshme jetojnë e punojnë aktualisht në këtë vend. Italia ka qenë dhe mbetet gjithashtu një avokate e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë. Me Dhomën e Deputetëve dhe Senatin ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim produktiv. Shpreh gjithashtu mirënjohjen edhe për ndihmën ndaj familjeve dhe popullsisë së prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ambasadori Alberto Cutillo falenderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimin e bashkëpunimit me Italinë si edhe të misionit të tij në Tiranë. Ai konfirmoi se mbështetja e Italisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen sepse edhe Italia e konsideron Shqipërinë një partnere të rëndësishme. Së shpejti në Tiranë do të vijë për vizitë edhe Kryetari i Dhomës së Deputetëve Roberto Fico dhe kjo do të përbëjë një hap tjetër të rëndësishëm të bashkëpunimit midis të dy vendeve.
/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39