Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Medhetare Taranto 2026, ku Shqipëria është e përfaqësuar nga 71 sportistë.

Krahas videos, Gonxhja ka shkruar se është krenar për ngjyrat kuqezi dhe çdo sportist që sipas tij ngre lartë emrin e Shqipërisë.

“Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, në mbështetje të Team Albania dhe sportistëve tanë që përfaqësojnë me krenari Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Krenarë për ngjyrat kuqezi dhe për çdo sportist që, me përkushtim, pasion dhe shpirt gare, ngre lart emrin e Shqipërisë”, ka shkruar Gonxhja.


Lajmi kryesor:

Lojërat Mesdhetare 2026/ Sot Kombëtarja U-21 e futbollit sfidon Italinë në Lecce, 26 shtete për 1853 medalje në 'Taranto 2026'! Sportistët e Shqipërisë (VIDEO)