Ruçi takim me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci: Italia, mikja, mbështetsja dhe avokatja më e mirë e Shqipërisë
Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.
Gjatë takimit u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve, rinisjen e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar si edhe bashkëpunimin në kuadrin e Asamblesë parlamentare të Mesdheut.
“Shqipëria i është mirënjohëse Italisë si mikja, mbështetësja dhe avokatja më e mirë e Shqipërisë gjatë tranzicionit dhe këtë shpresojmë të bëjë edhe në vazhdim, për fillimin sa më shpejt të Tryezës së parë ndërqeveritare e më tej.”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ambasadori Bucci falenderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe vuri në dukje se pas zgjedhjeve të 25 prillit, në të cilat populli shqiptar foli qartë, Shqipëria duhet të hyjë në një fazë të re të zbutjes së tensioneve e konflikteve politike, për të përballuar sfidat e rëndësishme që ka përpara, daljen nga pandemia, ringritjen e ekonomisë dhe ecurinë e negociatave.
“Në verë do të zhvillohet mbledhja e parë e Komitetit të Përbashkët Ekonomik midis të dy vendeve, me synim rritjen e investimeve italiane në Shqipëri. Italia do të livrojë shumë shpejt ndihmën prej 95 milionë Euro për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, për të cilën u angazhua në takimin e donatorëve. Bashkëpunimi i shkëlqyer midis të dy vendeve do të rinisë në të gjitha fushat.”, vuri në dukje Ambasadori Bucci.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2302
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator të sofistikuar kokaine dhe kraku, arrestohet shqiptari i ‘papunë’! Kishte ngritur rrjet të organizuar, formulë dhe për drogën
29 Janar, 15:46
-
Kampion bote me Italinë, ish-portieri i Serie A: Tani jetoj në pyll, futbolli modern s'është për mua
29 Janar, 11:21
-
Torturoi, vrau dhe sulmoi seksualisht të burgosurit, kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni do të hetohet
29 Janar, 09:45
-
Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve
29 Janar, 09:31
-
Itali/ U prangos për shitje kokaine, shqiptari thyen arrestin shtëpiak një ditë pas masës së Gjykatës! Kapet te shtëpia e një gruaje
29 Janar, 08:38
-
Itali/ Pse u vu nën hetim Meloni? Linja e prokurorëve: Një zgjedhje e detyruar
29 Janar, 07:50
-
Nën hetim për rastin ‘Almasri’/ Zemërimi i Melonit: Veprim shumë i rëndë, s’do më dërgojnë në shtëpi me një rrugë të shkurtër gjyqësore
29 Janar, 07:39
-
Itali/ Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës
28 Janar, 17:55
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, në pranga 25-vjeçari shqiptar! I proceduar disa herë për trafik droge
28 Janar, 17:11
-
Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
28 Janar, 16:54
-
Ermal Meta gati për hapin e madh, Sampdoria tenton talentin e Tiranës
28 Janar, 14:42
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20