Ruçi takim me raporterët e Komitetit Monitorues të KE: Reforma në Drejtësi, nën monitorimin e rreptë të ONM

Ruçi takim me raporterët e Komitetit Monitorues të KE: Reforma në Drejtësi, nën monitorimin e rreptë të ONM

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar me raporterët e Komitetit Monitorues të AP të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, përfaqësues i Bundestagut Gjerman, dhe Joseph O'Reilly, senator i Dhomës së Lartë të Irlandës.

Në takim mori pjesë edhe deputeti Ervin Bushati, kryetar i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin nga Shqipëria të standarteve të Këshillit të Europës, për zhvillimet e fundit politike, prioritetet e qeverisjes, ecurinë e zbatimit të reformave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Në fjalën e tij, Ruçi foli për reformën në drejtësi, e cila sipas tij kishte mbështetjen e të gjitha forcave politike, përfshirë opozitën.

Deri tani kemi miratuar 17 nga 27 ligjet e paketës së reformës, 2 prej të cilave, pjesë e shtyllës së profesioneve të lira, u miratuan gjatë sesionit të kaluar. 48 seancat e deritanishme të vetingut konfirmuan 21 dhe nxorrën nga sistemi 27 gjyqtarë e prokurorë.  Fakti që rreth 56 % e të verifikuarve dolën nga sistemi, tregon nevojën dhe vlerën e reformës. Reformën në drejtësi Z. Ruçi e vlerësoi si një reformë origjinale dhe unike, një operacion të thellë, të vërtetë, të vështirë, por të pakthyeshëm.  Opozita nuk ka arsye të kërkojë kthimin prapa të kësaj reforme, duke sulmuar organet e vetting-ut, sepse reforma mbështetet mbi urinë dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për drejtësi. Reforma është krejtësisht jashtë ndikimit të qeverisë dhe të shumicës parlamentare dhë nën monitorimin e rreptë dhe të plotë të ONM. Kjo është theksuar edhe në Kushtetutë dhe është dispozita e vetme kushtetetuese në botë, që pranon një trupë të huaj mbikqyrëse të sistemit. Praktikisht, për vetting-un, nënvizoi z. Ruçi, unë nuk di asgjë, ndërsa ONM di gjithshka. Kjo është e rëndësishme sepse sëmundja kryesore e sistemit të drejtësisë ishte kapja nga politika. Qëllimi ynë është që brenda këtij sesioni të përfundojë ngritja e organeve qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Por për këtë kërkojmë edhe bashkëpunimin e opozitës. Ethet e pushtetit nuk duhet të na bëjnë të “sabotojmë” ndërtimin e shtetit.

Gramoz Ruçi, kryeparlamentar

Gjithashtu Ruçi, nënvizoi se puna e Kuvendit aktualisht është përqëndruar në dy shtylla kryesore: reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi, dhe se preokupimi i tij është që opozita të ketë akses të plotë në ligjbërje dhe kontroll parlamentar.

Që Kuvendi të kontrollojë qeverinë, me pjesëmarrjen dhe kontributin e opozitës. 54% e diskutimeve gjatë sesionit të kaluar i takuan opozitës. Çdo seancë pyetjesh apo interpelancë e kërkuar nga opozita është realizuar me shpejtësi maksimale. Opozita gëzon të gjitha instrumentat e kontrollit parlamentar, por nuk i ka përdorur si e sa duhet. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye as për bojkot, as për kushtëzim të Kuvendit.

Gramoz Ruçi, kryeparlamentar

Më pas dy deputetet Hunko dhe O'Reilly vlerësuan qëndrimet e hapura dhe me përgjegjësi të lartë të Kryetarit të Kuvendit dhe angazhimin e deputetit Ervin Bushati në takim.

Reporterët gjithashtu inkurajuan Kryetarin e Kuvendit që të vazhdojë të mbajë këto qëndrime të matura dhe të bëjë gjithshka mundet, të përdorë çdo nismë parlamentare, brenda kornizës kushtetuese, për të mbajtur opozitën në Kuvend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 10/09/2018 11:01

    NQS nuk perjashtoni Zhezair Zaganjorin atehere zhdukuni me gjithe Veting s'na duhet gje kur mbani kete hajdutin ne drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit