Ruçi takim me Romana Vlahutin ne Tiranë, reformat për integrimin e Shqipërisë në BE, fokusi i bisedës

Ruçi takim me Romana Vlahutin ne Tiranë,  reformat për integrimin e Shqipërisë në BE, fokusi i bisedës

Gramoz Ruçi dhe ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Ambasadoren e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri. Ruçi shprehu kënaqësinë që misioni i Vlahutin në Tiranë përfundoi me sukses dhe i uroj asaj suksese në detyrat e ardhme.

Ai i shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për kontributin në avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë, mbështetjen për reformat që lidhen me prioritetet kyç të intregrimit dhe progresin e qëndrueshëm në zhvillimin e vendit, të cilat çuan në vendimin për përcaktimin e hapave në rrugën drejt hapjes së negociatave në qershor 2019.

Ju iu përkushtuat Shqipërisë jo vetëm formalisht dhe për shkak të detyrës, por edhe për shkak të dashurisë dhe dashamirësisë suaj.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Ambasadorja Vlahutin falënderoi Kryetarin e Kuvendit z. Gramoz Ruçi për këto vlerësime dhe nënvizoi se gjatë misionit të saj në Tiranë u përpoq të bënte më të mirën për Shqipërinë, nisur nga vizioni se BE u përket qytetarëve shqiptarë dhe ata duhet të jenë pjesë e tij. Ajo vlerësoi qëndrimet e urta dhe të balancuara të Kryetarit të Kuvendit në drejtimin e veprimtarisë parlamentare, si një faktor në rritjen e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në zhvillimin dhe progresin e vendit si edhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare.

Me këtë rast Kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Ambasadorja Vlahutin biseduan edhe mbi agjendën e reformave dhe punët përgatitore deri në qershor 2019, planin e veprimit për përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit dhe Raportit të Komisionit: reformën në drejtësi si “nënën” e të gjitha reformave, e cila tashmë është një realitet kushtetues; vetting-un, procesin e “screening”;reformën zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar etj.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se çuarja deri në fund e reformës në drejtësi dhe zgjidhja ligjore e çështjes së pronave janë dy prioritete të zhvillimit të Shqipërisë dhe agjendës së saj integruese. Por konflikti politik mbetet pika më e dobët e Shqipërisë. Prandaj forcat politike duhet të kuptojnë se e mira e përbashkët për vendin duhet të mbizotërojë mbi interesat politike dhe partikulariste. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak