Ruçi takon delegacionin e Kosovës: Kuvendet të lehtësojnë bashkëpunimin midis Shqipërisë e Kosovës

Ruçi takon delegacionin e Kosovës: Kuvendet të lehtësojnë bashkëpunimin midis Shqipërisë e Kosovës

Gramoz Ruçi me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës Aida Dërguti

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u takua sot me delegacionin e Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Nënkryetarja, Aida Dërguti.

Delegacioni Kosovar e informoi Kryetarin e Kuvendit mbi dy rezolutat e miratuara ditët e fundit prej Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rezolutën Nr. 06-R-004 “Për heqjen e Roamingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe republiëks së Shqipërisë”, dhe Rezolutën Nr.06-R-005 “Për heqjen e tërësishme të kontrollit  për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në pikat kufitare: Vërmicë, Qafë Prush, dhe Qafë Morinë”.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u shpreh dakord me propozimet e delegacionit të Kuvendit të Republikëes së Kosovës, të përfshira në rezultata e miratuara.

Është detyra e Kuvendeve të të dy vendeve, nënvizoi Kryetari Ruçi, të lehtësojmë bashkëpunimin e gjithanshëm midis Shqipërisë e Kosovës, në mbështetje të interesave të qytetarëve. Për të dy palët ekziston vullneti i plotë dhe i qartë politik. Këto rezoluta janë një hap pozitiv, por duhen parë me kujdes teknikalitet e zbatimit të tyre prej qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh në fushën  e energjisë, njehsimit të diplomave, plotësimit të standarteve të integrimit  etj. 

Të dy palët ranë dakord që për rritjen e bashkëpunimit midis të dy vendeve duhet të ndiqen praktikat më të mira të vendeve të BE-së. Çdo marrëveshje bashkëpunimi duhet të mbështetet nga vullneti poliitik, forca e ligjit, detyrimet ndërkombëtare dhe të procesit të integrimit europian dhe interesi qytetar. Kuvendet duhet dhe mund të nxisin këtë bashkëpunim edhe nëpërmjet komisioneve parlamentare.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës duhet të ushtrojnë të gjitha kompetencat e kontrollit parlamentar për përshpejtimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike