Ruçi takon ministrin Austriak të Drejtësisë: Mirënjohje për mbështetjen institucionale

Ruçi takon ministrin Austriak të Drejtësisë: Mirënjohje për mbështetjen institucionale

Gjatë vizitës së tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me  Ministrin e Drejtësisë, Dr. Josef Moser. Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin e pesë prioriteteve kyçe e përcaktuese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ruçi shprehu mirënjohjenj për mbështetjen e reformës së sistemit të drejtësisë dhe vettingut, nën mbikëqyrjen e një misioni ndërkombëtar monitorimi, ku Austria ka luajtur një rol drejtues.

“Miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi është drejt përfundimit dhe kjo do të përshpejtojë ecurinë e reformës. Procesi i ngritjes së institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë po ecën me hapa të sigurtë dhe shumë shpejt Shqipëria do të ketë një sistem drejtësie të rindërtuar, të pastruar, funksional dhe që bën me të vërtetë drejtësi. Procesi i Vettingut po ecën dhe fakti që rreth gjysma e subjekteve të rivlerësuara kanë dalë nga sistemi, tregon nevojën dhe domosdoshmërinë e reformë.”, theksoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ministri i Drejtësisë Moser falenderoi Ruçin për mbështetjen institucionale dhe personale te reformës në drejtësi dhe e vlerësoi këtë reforme si shumë të suksesshme.

“Reforma është e pakthyeshme dhe do të vazhdojë, pavarësisht pengesave që ka ndeshur. Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për hapjen e negociatave sa me shpejt dhe kryerjen e reformave integruese”, nënvizoi Moser.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror