Ruçi takon zyrtarin e lartë turk dhe i dërgon një mesazh BE-së për sigurinë

Ruçi takon zyrtarin e lartë turk dhe i dërgon një mesazh BE-së për sigurinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti Kryetarin e Komisionit të Sigurisë të Parlamentit të Turqisë, Celatetin Guvenc dhe anëtarë të tjerë të Komisionit, të cilën morën pjesë në takimin vjetor të komisioneve parlamentare të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Europës Juglindore, i cili u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë, në datat 5-6 nëntor.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë strategjike, për shkak të lidhjeve historike, bashkëpunimit intensiv politik, partneritetit të ngushtë në NATO, shkëmbimeve dinamike dhe pozitës së dy vendeve në rajon. 

Këto marrëdhënie kapin një spektër të gjerë, duke përbërë një nga rastet më të pasur të bashkëpunimit që ka Shqipëria në Evropën Juglindore, në aspektin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, ndihmës zhvillimore, shkëmbimeve sektoriale e bashkëpunimit normativ.

Dialogu politik është i shkëlqyer dhe marrëdhëniet tepër miqësore. Shkëmbimet e shumta dhe intensive janë të suksesshme për konsolidimin e partneritetit strategjik dhe fuqizimit të bashkëpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet”, theksoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit rikonfirmoi vullnetin e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për të identifikuar fusha të reja të bashkëpunimit në të tërë gamën me interes të ndërsjelltë, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

Në lidhje me temën e takimit vjetor të komisionëve të mbrojtjes dhe të sigurisë, Kryetari i Kuvendit Ruçi nënvizoi se çështja e sigurisë është delikate dhe thelbësore për rajonin tonë duke i dërguar një mesazh BE-së që nuk hapi negociatat. "Sot koncepti për sigurinë ka marrë një përmbajtje shumë të gjerë dhe vetë siguria kërcënohet edhe nga arritjet bashkëkohore të njerëzimit, si avancimi i vrullshëm i teknologjisë së informacionit e faktorë të tjerë. Nuk duhet të kemi dy standarte për sigurinë.

Përkundrazi, përspektiva për sigurinë e Bashkimit Europian, duhet të jetë e njëjtë me konceptin e sigurisë  për vendet jashtë Bashkimit Europian. Të gjitha pjesët e kontinentit janë si enët komunikuese ku siguria, ekonomia dhe demokracia zhvillohen të ndërlidhura mes tyre. Prandaj politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në dhe për rajonin e Europës Juglindore lidhen ngushtë me vizionin për integrimin e Ballkanit Perëndimor" tha ai

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës

Mancini pendohet për largimin nga Italia: Ndikuan paratë arabe, doja Kupën e Botës