FIER - Kreu i kandidatëve socialistë të Fierit, Gramoz Ruçi, i ka kërkuar prokurorisë së Fierit, të hetojë sesi "Albpetroli", i drejtuar nga kryetari i PD-së, është "pushtuar" nga militantët e PD-së, që po marrin në këtë ndërmarrje deri edhe 3-4 rroga fiktive ndërkohë që naftëtarët profesionistë janë hedhur në rrugë dhe njerëzit e pushtetit po ushtrojnë presion duke mbajtur funksione të administratës.
“Do të kërkoja vëmendjen e Prokurorisë së Fierit, për borderotë Albpetrolit, ku dhjetëra e qindra të regjistruar militantë partie, vazhdojnë edhe universitetin apo janë të regjistruar në tre-katër bordero dhe marrin rrogat në mënyrë fiktive,” bëri apel Ruçi. Po ashtu ai ka kërkuar që organi të hetojë edhe për drejtuesin e Albpetrol.
“Kërkoj vëmendjen e Prokurorisë për drejtorin e Albpetrol, që është edhe kryetari i Partisë Demokratike, i cili thërret ata që ai mendon që nuk votojnë për PD-në dhe iu merr kartat e identitetit. Jo vetëm atje, po kudo ku qeverisin këta palo pushtetarë po ndodh ky fenonem”, ka denoncuar Ruçi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lame: Ja pse Berati është 2400 vjeç