Ruçi u 'tërheq veshin' deputetëve: Mos flisni nga makina kur jeni online në Komisione, jo serioze

Ruçi u 'tërheq veshin' deputetëve: Mos flisni nga makina kur jeni online në Komisione, jo serioze

Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë mbledhjes së fundit të kryetarëve të Komisioneve u ka tërhequr vëmendjen e deputetëve që flasin nga makina kur janë në Komisione. 

Ruçi ka kërkuar seriozitet nga ana e tyre, pasi pavarësisht se mbledhja është online, ajo ndiqet nga të gjithë qytetarët.

Para se të bëj komentin e propozimeve, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisioneve për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve. Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina. Këto nuk duhen toleruar nga asnjë kryetar Komisioni", tha Ruçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 19/10/2020 20:13

    Bravo zoti Ruçi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja