Ruçi: Udhëheqja e partisë i ngriu
buzëqeshjen Majlinda Bregut

Ruçi: Udhëheqja e partisë i ngriu<br />buzëqeshjen Majlinda Bregut
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka komentuar bojkotin e opozitës ndaj punimeve të komisioneve parlamentare.
 
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit ku u miratua një projektvendim mbi përfitimin e fondeve IPA të Bashkimit Evropian, mungoi opozita, e cila drejton komisionin përmes Majlinda Bregut.
 
Në mungesë të saj, punimet u kryesuan nga Taulant Balla.
 
Në këto kushte, Ruçi tha se udhëheqja e lartë e Partisë Demokratike u ka ngrirë buzëqeshjen deputetëve të saj duke i penguar të marrin pjesë në Komision, duke e cilësuar mungesën e tyre si të pakuptueshme.
 
“Me këtë program do të ishte shumë e lumtur dhe kryetarja e Komisionit, zonja Majlinda Bregu dhe gjithë kolegët e PD-së, sepse unë në këtë komision kam vite dhe më shumë se kush, kam dëgjuar ata se sa përfitojmë nga programi IPA, apo pse nuk përfitojmë. Kështu që duhet të ishte shumë e lumtur ajo që komisioni ta miratonte programin nën drejtimin e saj dhe në prani të kolegëve të saj. Por, sot kuptohet që nuk është përgjegjësia jonë që këtë kënaqësi dhe këtë buzëqeshje që do të kishin kryetarja jonë e komisionit dhe anëtarët e opozitës, ua kanë ngrirë jo për fajin tonë, udhëheqja e lartë e partisë që është e pakuptueshme me mos prezencën e tyre në këtë event të Komisionit të Integrimit”-tha Ruçi. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi