Ruçi urdhëron socialistët: Mos ikni
jashtë shtetit sa të mbarojë protesta!

Ruçi urdhëron socialistët: Mos ikni<br />jashtë shtetit sa të mbarojë protesta!
TIRANE-Deri sa të zgjasë bojkoti i demokratëve, asnjë socialist nuk duhet të dalë jashtë vendit.

Ka qenë kjo një porosi e kreut të grupit parlamentar të PD, Gramoz Ruçi, në mbledhjen e së hënës ku mungonte Edi Rama.

Ruçi i ka dhënë ultimatum deputetëve të mos mungojnë në seancat plenare deri sa opozita të kthehet në Kuvend, ndaj as të mos shkëputën gjatë punimeve të këtyre seancave për asnjë motiv.

“Mos lëvizni askush jashtë vendit këtë periudhë bojkoti. As për takime personale e as për udhëtime pune.  Nuk prishen takimet jashtë shtetit pse nuk shkoni ju. Seancën e kaluar rrezikuam votimin. Kishte deputetë në sallë që se kishin mendjen as me shtyp butonin e prezencës”, tha Ruçi.

Por deputetet kanë vënë në dukje se edhe nga radhët e LSI-së kishte mungesa duke vështirësuar votimin e ligjeve në rend të ditës.

“Nuk është justifikim. Nga ju munguan 8 deputetë seancë e kaluar”, mësohet të jetë kundërpërgjigjur kreu i grupit.

Në mbledhje pati dhe ankesa për ligjin e qeverisë për transportin e nxënësve në fshatra rurale.

Deputeti Pjerin Ndreu kërkoi ndryshimine ligjit duke vënë me tepër para në dispozicion të këtij transporti si dhe lehtësuar kriteret për tipet e makinave që duhet ta kryejnë atë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit