Ruçi uron 81-vjetorin e Mbretëreshës Margrethe II: Danimarka vend mik i Shqipërisë! Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Ruçi uron 81-vjetorin e Mbretëreshës Margrethe II: Danimarka vend mik i Shqipërisë! Mirënjohje për mbështetjen për integrimin në BE

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Me rastin e 81-vjetorit të Mbretëreshës Margrethe II, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlementit të Danimarkës, Henrik dam Kristensen,

Ruçi në letrën e tij është shprehur se Danimarka është një vend mik për Shqipërinë dhe popullin shqiptar është mirënjohës për këtë mbështetje gjatë tranzicionit.

Ai përmes letrës së tij, ka falenderuar veçanërisht Danimarkën, për mbështetin në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Letra e plotë e Ruçit: 

Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Margrethe II, në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe emrin tim personal Ju dërgoj urimet më të përzemërta.  

Danimarka është një vend mik i Shqipërisë dhe populli shqiptar është mirënjohës për mbështetjen e Danimarkës gjatë tranzicionit, por në mënyrë të veçantë për mbështetjen për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë.

Pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian të datës 25 mars 2020 për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Shqipëria është e angazhuar dhe në pritje të Tryezës së parë ndërqeveritare, e bindur se mbështetjen dhe inkurajimin e Danimarkës në avancimin e procesit të integrimit.”, shruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni