Uron zyrtarët e sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Ruçi: Besim për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen

Uron zyrtarët e sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Ruçi: Besim për një bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar këtë të shtunë zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA, Eliot Engel, Steny Hoyer dhe James E. Risch.

Ruçi i dërgoi një mesazh urimi Eliot Engel, me rastin e zgjedhjes kryetar i komitetit të cështjeve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Populli shqiptar sheh në personalitetin tuaj mbrojtësin më të spikatur të çështjeve të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për më shumë se tri dekada, merita për të cilat keni fituar mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan të New York-ut. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen”, i drejtohet Ruçi Eliot Engelit.  

Kryetari i Kuvendit i dërgoi mesazh të posacëm edhe Steny Hoyer, me rastin e zgjedhjes si kryetar i grupit demokrat të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. 

“Përvoja juaj rreth tridhjetëvjeçare në Kongres si edhe kontributi juaj i shquar në Grupin Demokrat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, janë garancia se nën lidershipin tuaj, grupi demokrat do të kontribojë edhe më shumë që Dhoma e Përfaqësuesve t'u shërbejë me besnikëri aspiratave dhe interesave të kombit amerikan si edhe zhvillimit, ruajtjes së paqes, garantimit të sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet e demokraci”, shkruhet në letrën që Ruçi i ka dërguar Steny Hoyer.

Ndërsa James E. Risch, me rastin e zgjedhjes kryetar i komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, Ruçi i drejtohet: Nën lidershipin tuaj, komiteti i Marrëdhënieve të Jashtme dhe Senati i ShBA-së do t'u kontribojnë mbështetjes së zhvillimit, paqes, sigurisë dhe përpjekjeve të popujve për prosperitet, qytetërim e demokraci. Si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh besimin në bashkëpunimin tonë të ngushtë në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare