Rudi Erebara fiton çmimin
"Europian të Letërsisë"

Rudi Erebara fiton çmimin<br />
Shkrimtari Rudi Erebara është fitues i çmimit “Europian të Letërsisë” për vitin 2017 për romanin e tij të fundit “Epika e yjeve të mëngjesit”.
 
Është hera e dytë që Shqipëria renditet ndër vendet e përzgjedhura për të dhënë Çmimin Europian të Letërsisë, një çmim prestigjioz që starton qysh prej vitit 2009.
 
Çmimi Europian i Letërsisë (EUPL) është një çmim që shkon për talentet e reja në mbarë Europën dhe që nxjerr në pah pasurinë e letërsisë bashkëkohore europiane, duke tërhequr vëmendjen ndaj trashëgimisë unike kulturore dhe gjuhësore të kontinentit. 
 
Çmimi Europian i Letërsisë organizohet nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EËC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP).
 
Ky çmim është i vlefshëm për të gjitha vendet pjesëmarrëse në Europën Krijuese, programi i financimit të BE për sektorët kulturorë dhe krijues për vitet 2014-2020.
 
Konsorciumi për koordinimin dhe dhënien e këtij çmimi, ashtu si edhe në vitin 2014, përzgjodhi sërish Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, me një përvojë 25-vjeçare plot veprimtari serioze, për të organizuar procesin e këtij çmimi në Shqipëri.
 
Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithsej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet.
 
Vendet e përzgjedhura për vitin 2017 janë: Shqipëria, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Islanda, Letonia, Malta, Mali i Zi, Holanda, Serbia, Turqia dhe Britania e Madhe.
 
12 fituesit e Çmimit Europian të Letërsisë nga Ballkani e Europa për vitin 2017 janë:
Rudi Erebara (Shqipëria), Ina Vultchanova (Bullgaria), Bianca Bellová (Republika Çeke), Kallia Papadaki (Greqia), Halldóra K. Thoroddsen (Islanda),
Osvalds Zebris (Letonia), Walid Nabhan (Malta), Aleksandar Becanovic (Mali i Zi), Jamal Ouariachi (Holanda), Darko Tuševljakovic (Serbia),
Sine Ergün (Turqia) dhe Sunjeev Sahota (Mbretëria e Bashkuar). 
 
Falë këtij çmimi, fituesit e deritanishëm kanë arritur të kenë lexues përtej kufijve kombëtarë dhe gjuhësorë, kanë vendosur kontakte në botën letrare dhe veprat e tyre janë përkthyer në shumë gjuhë.
 
Kjo është një mundësi dhe një shtysë shumë e mirë edhe për autorët shqiptarë, por edhe për botuesit e tyre.
 
Kujtojmë që për herë të parë fituesi shqiptar i këtij çmimi ishte Ben Blushi me romanin "Otello, Arapi i Vlorës."

rudi erebara

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar