Rudina Dembacaj sheh ‘fatin’ dhe i bën ‘presion’ Mark Frrokut: Mund të ndahem sërish, tjetër propozim për martesë

Rudina Dembacaj sheh ‘fatin’ dhe i bën ‘presion’ Mark Frrokut: Mund të ndahem sërish, tjetër propozim për martesë

Aktorja Rudina Dembacaj, i ka bërë kuriozë ndjekësit në rrjetet sociale, duke u treguar një ‘sekret’ të jetës së saj. Në një video në Instagram, ajo ka treguar se kishte parë letra Tarot dhe i kishin thënë se në moshën 42-vjeçare do të marrë një propozim tjetër për martesë. Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer partnerit të saj Mark Frrokut, me të cilin ka vetëm pak muaj që është martuar, ndërsa e ka shfrytëzuar këtë parashikim t’i kërkojë dhurata burrit të saj.

“Po ju them sekretin e famshëm dhe pse jam në sheshxhirim. Para disa ditësh, shkova dhe pashë letra tarot, mes të tjerave më tha, kur të shkosh 42 vjece, do të marrësh një propozim tjetër për martesë. Tani e di që shumë prej jush nuk do surprizohen, por Markut nuk i erdhi mirë.

Të gjithë të tjerët kanë qeshur. Tani i them Markut, sillu mirë me mua, se 8 vjet ikin shpejt. Më bëj ndonjë dhuratë të bukur për Shën Valentin se 8 vjet do kesh me mua, pra mos u kurse se nuk ja vlen. ‘Haha, jeta ime’, kaq tha”, tregoi Rudina.

Kujtojmë se lidhja e saj me Mark Frrokun bëri mjaft bujë, pasi aktorja u martua pas divorcit me Aleksandër Varfaj, me të cilin ka edhe një vajzë.

122/3
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Bypass- in Fierit, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën