Rudina Hajdari: Duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor (VIDEO)

E ndërsa 'thumboi' përfaqësuesin e PD-së, Ivi Kaso për debatin Gjiknuri-Gjuzi për marrjen e fjalës përpara saj, bashkë-kryetarja e reformës zgjedhore, Rudina Hajdari kërkoi ndryshimin e sistemit, që sipas saj është problemi kryesor.

"Demokratët janë njerëz tolerantë prandaj kemi pranuar që Kaso të marrë fjalën sot. Ky është ndryshimi mes demokratëve të lirë dhe atyre të cunguar. Shumë prej nesh bien dakord se ndryshimet kushtetuese në 2008 kane qenë problematike. Sot vendi është në një krize besimi ndaj institucioneve. E kemi të qarte se masakra elektorale përforcoi monopolin e kryetarëve të partive. Sistemi duhet të ndryshohet. Adresimi i rekomandimeve të OSBE-së që janë injoruar nga koncensusi PD-PS duhet të jetë pjesë e një pakete më të madhe. Ne jemi të hapur, edhe atyre që braktisën parlamentin, që ti bashkohen për të kontribuar për këtë reformë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Kjo reformë nuk mund të jetë më produkt i një pazari politik i dy partive, por të votohet në Kuvend me votat tona dhe më pas të ketë dakordësinë e të gjitha palëve. Presim që të dalim me një plan të qartë veprimi nga kjo tryezë, që të miratohen për zgjedhjet e ardhshme në 2021. Me nisjen nga puna të SPAK do të kemi një kornizë për hetimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përfshirë në tjetërsimin e votës. Ne do të qëndrojmë të bashkuar në Kuvend dhe vota jonë do të shkojë drejt një reforme madhore. Cdo pazar i fshehtë minon besimin publik. Tryeza duhet ti përgjigjet një pyetje; Cili është sistemi që i duhet Shqipërisë dhe cfarë duhet ne të adresojmë në atë komision në problematikat që do të hasim sot?" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Debate të forta në tryezën e reformës zgjedhore, PD largohet, OSBE kundër propozimit të opozitës, Hajdari: Do të fundosen (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja