Rudina Hajdari e pëson si i ati, PD-ja e përjashton, pasi nuk dogji mandatin

Rudina Hajdari e pëson si i ati, PD-ja e përjashton, pasi nuk dogji mandatin

Partia Demokratike ka përjashtuar Rudina Hajdarin nga strukturat pas vendimit kundër grupit duke mos djegur mandatin e deputetit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se "Mandati është i demokratëve. Rudina Hajdari nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike" thotë ai. Kështu Rudina e pëson si i ati, Azem Hajdari, i cili u përjashtua dy herë nga Partia Demokratike pas konflikteve të brendshme.

Ajo i parapriu vendimit të PD-së me një mesazh të qartë drejtuar Bashës se 'Azem Hajdari është përjashtuar dy herë nga Partia Demokratike dhe për këto vendime besoj se Partia Demokratike është penduar' tha ajo. Por, pavarësisht mesazhit që i dërgoi lidershipit të PD-së, Rudina Hajdari u përjashtua, ndërsa në deklaratën e tij, Bardhi theksonte se 'Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm'.

Postimi i Gazmend Bardhit per Rudina Hajdarin
Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve. 

Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 Shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 Mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nesti Kumbulla: 13/03/2019 04:59

    Bukur Rudina jeni tamam liderja qe I duhet nje opozite te re !

    Përgjigju
  • SHEGUSHJA: 12/03/2019 09:12

    eDHE PSE NUK KAM LIDHJE AS ME MILITANTET AS ME POLITIKE, VEPRIMI I RUDINA HAJDARIT ESHTE VEPRIMI ME I DREJTE I KESAJ KOHE. KRERET E PD KANE VITE QE E PERDORIN EMRIN E AZEM HAJDARIT KUR JU DUHET ATYRE SE GJOJA E KANE SIMBOL. JA, U PA EDHE SIMBOLI I TYRE VETEM NE DEMAGOGJI. BRAVO RUDINA. TI JE MENDIMI NDRYSHE NJELLOJ SI BABAI YT. VETEM KUJDES VETEN VAJZE. SE KETA NUK TE FALIN.

    Përgjigju
  • Haha: 11/03/2019 23:02

    Ja bani cicin Lulit kjo Rudina

    Përgjigju
  • Emigranti: 11/03/2019 21:56

    i leshovi qent saliu dhe basha po koken e tyre do te hane mbahu Rudine se e ke te keqen nga brenda

    Përgjigju
  • Tom noka: 11/03/2019 21:56

    Te gjitheve u falet me dal kunder vendimit te grupit po ksaj nuk i falet. Kjo po tregohet buke shkelse. Nen siglen e kujt je aty ore goce. Me meriten tende hyre ne parlament. A thu nuk ka te rinj apo te reja me aftesine tende shqiperia! Ti je aty ku je per te vetmin qellim se je vajza e pishtarit te demokracis Azem Hajdari. Krijusit te pare te partis demokratike. Ne kohen qe po provohet ekzistenca e kesaj partie ti i bie me shkelm ne radhe te pare kontributit te babait tend dhe respektit qe te dha ty partia demokratike prej tij. Turp te te vije. I ke ngja nenes e jo babait se edhe ajo u mundua te bente karriere ne kurriz te te ndjerit.

    Përgjigju
    • Tirona: 12/03/2019 00:54

      O Toma, po ca thu mu budallaqe ca thu, o mraft pika mu per con tka msu politiken ty, po si qekan mandatet e partis mi budallaqe, mandati esht i deputetit q me bindjet e tij i bashkohet partis politike... N momentin e par q kto bindje ndahen apo ndryshojn zgjedhjet individuale nga ato partiake ca duet me bo sipas teje?? Sipas llogjikes tate prej shkenctari pse na u dashkan emrat e deputetve atere, votoen veç partit dhe kush fito tfusi n parlament cin ti teket? Kulmi 2019 nigjo robi akoma prralla t tilla

    • Mentalitet komunist Patriakal: 11/03/2019 23:39

      Parti_Enver_jemi gati kurdohere!

  • Fadil plhe gjoleka: 11/03/2019 21:22

    O bardhi o rrot kaçkavalli o bardh zavalli po jeni bo më keq se enver krimineli hoxha që përjashtonte njërzit jo të devotshëm . PO ju çfar ndryshimi keni nga ver llapa o lul ta hapa. Turp mē i madh s'ka ku të shkoi. PO skeni faj ju fajin e kan ata kok pa larët që ju ndjekin mbrapa o lul ta hapa.

    Përgjigju
  • Hjaka: 11/03/2019 21:09

    Mos u tut Rudina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja