![1561029952_1561029734rudinahajdari.jpg](https://shqiptarja.com//uploads/780x440/1561029952_1561029734rudinahajdari.jpg)
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari tha se dosja "339" dhe "184", për dyshime për shit-blerje të votave në Bashkinë e Dibrës kur u bënë zgjedhjet e pjesshme në 2016-ën dhe për zgjedhjet parlamentare 2017 me përfshirje të kryebashkiakut Vangjush Dako, mund të mbyllet. Ajo sqaroi se hetimet mund të kenë fatin e dosjeve të tjera të nxehta siç ajo i quajti, në të cilat kanë qenë të përfshirë politikanë të lidhur me krimin. Gjatë fjalës në Kuvend ajo tha se dosja mund të mbyllet pa përfunduar plotësisht hetimi, i cili është në kufijtë e afatit kohor.
"Kryeministri tha sot që është i mbrojtur nga ndërkombëtarët dhe se opozita jashtë parlamentit nuk është e mbrojtur. Nuk është e vërtetë. Kryeministri po e humb mbështetjen se ai po e përdor këtë parlament për t'i hedhur benzinë zjarrit, për t'i bërë shantazh institucioneve të tjera, për arrogancën që e ka si në Shqipëri si jashtë saj. Ai sot mori përgjigjen nga Këshilli i Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave. Përballë realitetit që ndodhemi sot, përballë fakteve që kanë dalë nga përgjimet nga një gazetë e mirënjohur gjermane, tregon një të vërtetë të hidhur. Vërtetë disa përgjime duhen parë më vëmendje, dhe i takon prokurorisë të hetojë. Por duke parë se organi i prokurorisë ndodhet në kolaps total, duke marrë parasysh vettingun dhe shkarkimin e më shumë se 50 % të prokurorëve, dosja 339 dhe 184 mund të mos gjejë përgjigje. Këto dosje mund të përfundojnë pa mbaruar hetimi plotësisht duke qenë në kufi të afatit kohor. Mund të mbyllet edhe kjo dosje e nxehtë, sepse në to ka shtetarë të lartë që kanë qenë pjesë e lidhjeve të politikës me krimin. Nëse nuk arrijmë këtë radhë të çojmë për hetim personat e përgjuar që kanë indicie, do të dështojmë për t'i dhënë shqiptarëve ndëshkimin e politikanëve që kanë qenë mbi ligjin", tha Hajdari.
Lajmi kryesor:
Rama: Në Shkodër mbase plan për një tjetër 2 prill! Hajdari: Pse këmbëngulni me 30 qershorin? S'duam viktima /VIDEO
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06