Rudina Hajdari ja merr valles së Tropojës (VIDEO)

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari është bërë njësh me nxënësit e shkollës "Shejnaze Juka", teksa ka kërcyer valle me ta. E shoqëruar edhe nga deputeti i opozitës së re Halit Valteri, të dy kanë kërcyer vallen e Tropojës me nxënësit e shkollës, disa prej të cilëve mjaft të talentuar të veshur edhe me kostume popullore. Deputetja në këtë video që sjell Shqiptarja.com shihet teksa shkëputet nga rreshti i valles dhe kërcen në mes të nxënësve vallen e Tropojës, qytetit prej nga është me origjinë. Këto momente festive u mbajtën pas debatit që Rudina Hajdari pati me një djalë të ri, jo nxënës i kësaj shkolle, që mori pjesë në aktivitet për të ndërhyrë duke e shigjetuar Hajdarin si "shtojcë të Ramës që nuk do demokracinë e vendit".

1569498034_rudinakecen.jpg


Lajmi kryesor:

PD infiltron si nxënës 20-vjeçarin që dogji KZAZ-në brenda shkollës! Debat me Rudina Hajdarin në Shkodër: Je shtojcë e Ramës...turp (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?