Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar dy ditë para zgjedhjeve lokale, duke mbështetur këtë proces dhe duke thënë se opozita duhet të heqi dorë nga thirrjet për dhunë.
Në fjalën e saj Hajdari i ka bërë thirrje politikanëve që të mos bëhet pengesë për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të gjithë duhet të respektojmë Kushtetutën.
Ajo shprehet se është shumë i qartë vendimi i ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri.
" Nuk duhet injoruar fakti që jemi përpara një situate të tensionuar. Nga njëra anë kemi një opozitë joparlamentare me politika regresive dhe shkatërruese për popullin shqiptar , e cila gjithashtu po pengon rrugën e zhvillimit dhe hapjen e negociatave duke zhvilluar protesta të cilat kanë qenë të dhunshme dhe që kanë dëmtuar qytetarin e thjeshtë dhe imazhin e Shqipërisë në të gjithë botën. Por nga ana tjetër nuk duhet injoruar fakti që qeveria ‘Rama’ ka dështuar këto 6 vite të rimëkëmbë ekonominë, të mbjellë shpresën për gjithë shqiptarët dhe të forcojë institucionet dhe shtetin e së drejtës, duke lënë Shqipërinë shumë mbrapa krahasuar me vendet e tjera të rajonit.. Korrupsioni i lartë i Shqipërisë është burimi i çdo të keqe në këtë vend, që nga zbrazja e Shqipërisë deri tek mosndëshkimi i atyre që janë mbi ligjin sot dhe nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi mbrohen nga drejtësia e kalbur. Mazhoranca ka zvarritur zbatimin e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit ka mbetur vetëm në letër. Ky konstatim vërehet qartasi sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë. Është i qartë cili është mendimi i ndërkombëtarëve për korrupsionin në Shqipëri dhe për situatën politike në vend. Vendet e BE, duan të shohin fakte dhe rezultate konkrete të luftës ndaj korrupsionit dhe reformës në drejtësi. Pa pasur zgjedhje të lira e të ndershme e paqësore, ne nuk jemi asgjëkund. Ndryshimi i sistemit zgjedhor është nevojë imediate për popullin shqiptar. Duhet të implementojmë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Duhet të shikojmë me vëmendje nga vijnë burimet financiare të partive që duket sikur janë kthyer në korporata në shërbim të kryetarit. Mungesa e demokracisë brenda tyre ka sjellë përçarje tek elektorati. Kushtetuta është e shenjtë dhe nuk duhet të dhunohet. Politika nuk duhet të bëhet pengesë e integrimit të Shqipërisë dhe të rëndojë mbi jetën e çdo qytetari. Bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunës nga të gjitha palët për hir të interesit të Shqipërisë. Nuk mund të shikojmë luftën mes politikanëve për interesat e tyre të ngushta të shkatërrojë Shqipërinë. Distancohuni nga dhuna e mos u bëni pjesë e lojës së atyre politikanëve që nuk ju shërbejnë ju dhe as vendit. Ka ardhur koha që ne vërtetë të distancohemi nga këta politikanë që po e thellojnë krizën gjithmonë e më shumë e të vazhdojmë rrugën tonë europiane" tha Rudina Hajdari.
Rudina Hajdari mesazh opozitës: Mos u bëni pengesë e zgjedhjeve, vendimi i ndërkombëtarëve është i qartë
Komento
Na peqen apo jo,realiteti eshte se prejardhja e shqiptarit vjen nga dhuna.
PërgjigjuIk ore fundrrin fol per vete! Kush je ti qe flet per nje popull të tërë dhe per më tepër per prejardhje? Yyyyyyt bajg!
eh pike e zeze s'ri dot pa folur kjo disleksikja. se mos e lexosh gabim mesimin... nuk shkeputet dot nga mendimet e hedhur ne leter se koken e ka bosh thjeshte paste copy. shume llum m**** perfundoi ne parlament sic vajten punet. fiks si i jati qe nuk i merej vesh fjalia nga do ikte jug a veri. ik mi lal futi nje dore plazh dhe me mire mos e hap gojen se nuk ben per te folur ...
Përgjigjubravo sot me mire leximi ulu 6 per sot
Përgjigju