Rudina Hajdari: Ndryshimet në kodin penal të pa nevojshme, do të votojmë kundër

Kryesuesja e grupit demokrat  të pavarur, Rudina Hajdari gjatë një lidhje skype me emisionin Repolitix në Report tv, shprehu qëndrimin e saj dhe të grupit që ajo drejton për ndryshimet e kodit penal. Sipas Hajdarit ndryshimet janë në shkelje të Kushtetutës dhe lirive të të drejtave të njeriut.

“Kisha ditën e sotme një diskutim me ambasadoren e SHBA-së në lidhje me ndryshimet e kodit penal. Por ambasadoret nuk ndërhyjnë në detaje kështu që ishte më tepër një bashkëbisedim i hapur. Grupi demokrat është grupi ku unë përgjigjem ndaj e ndjej detyrë të shprehem se ne do votojmë kundër pasi ato ndryshime janë të pa nevojshme dhe të pa justifikueshme.”

 Ndërsa pyetjes së gazetarit se ku qëndronte pakënaqësia në lidhje me kodin penal, Hajdari u shpreh:

“Procedura është e përshpejtuar dhe nuk është e lejueshme. Ndryshimet kërkojnë kohë dhe duhet të jenë të arsyeshme dhe proporcional. Ndërsa Kauza për reformën zgjedhore nuk është harruar. Pata diskutim me ambasadoren amerikane dhe ambasadorin e OSBE-së për në plan veprimi për reformën zgjedhore pasi kemi një kusht të rëndësishëm para hapjes së negociatave. Për mendimin tim masat e marra në lidhje me COVID-19, besoj kanë qenë të nevojshme pasi edhe qytetarët u ndërgjegjësuan. Personalisht jam munduar të punoj duke i ardhur ne ndihme qytetarëve në mënyrë që t'i lehtësoj barrën në ketë periudhë të vështirë, pasi jo të gjithë kanë mundësi përballimi”, përfundon Hajdari.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit