Nesër votimi/ E vërteta e ndryshimeve në Kodin Penal, u propozuan që në 10 janar 2020

Një amendament i propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste Edlira Bode, për ndryshimin e Kodit Penal, duke parashikuar deri në 15 vjet burg për personat që thyejnë karantinën dhe infektojnë të tjerët me pasojë vdekjen, ka prodhuar debate publike. Deputetët  Rudina Hajdari, Ralf Gjoni, Andi Përmeti dhe Alban Zeneli, si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i kundërshtojnë këto ndryshime. Ka gjithashtu një pretendim se nismat që kërkojnë shumicë të cilësuar votash nuk mund të miratohen me urgjencë. Po si qëndron e vërteta e ndryshimeve në Kodin Penal? Fillimisht ndryshimet janë propozuar që në datën 10 janar 2020 nga deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni. Ndryshimet parashikonin ashpërsimin e dënimit për dhunën në familje, konkretisht deri në 10 vite burg për burrat që rrahin gratë në sytë e fëmijëve si dhe për burrat përsëritës.

Shqyrtimi i këtij projektligji përkoi me situatën e jashtëzakonshme të shkarkuar nga përhapja e covid-19. Në këto kushte, deputetja Edlira Bode propozoi një amendament për këtë projektligj, i cili do të hidhet në votim ditën e nesërme, gjatë seancës plenare. Rregullorja e Kuvendit parashikon të drejtën e çdo deputetit për të propozuar amendament për ligjet që janë në shqyrtim. Neni 71 pika 1 i Rregullores së Kuvendi parashikon që “çdo deputet ose Këshilli i Ministrave ka të drejtë të propozojë amendament/te gjatë shqyrtimit të projektligjit në komisionin përgjegjës. Amendamenti paraqitet me shkrim dhe i arsyetuar”. Ndërkaq, projektligji për disa ndryshime në Kodin Penal ka hyrë në procedurë parlamentare prej disa javësh, duke u shqyrtuar sipas procedurave të zakonshme.

Në këto rrethana ndryshimi i Kodi Penal nuk po bëhet përmes një akti normativ si dhe nuk jemi në kushtet e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar. Kushtetuta, përmes nenit 83 nuk lejon shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve që miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të ligjit për gjendjen e jashtëzakonshme. Por, Kushtetuta nuk ndalon propozimin e një amendamenti, gjatë shqyrtimit të një projektligji, siç është rasti konkret projektligji për ndryshimin e Kodit Penal. Gjatë seancës së nesërme, e cila do të mbahet në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme, do të hidhen në votim edhe 23 nisma të tjera ligjore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush mund ta ndihmojë më shumë Shqipërinë në rast fitoreje?



×

Lajmi i fundit

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%

Votat e diasporës pritet të përcaktojnë emrin e presidentit në Moldavi! Kandidati prorus në avantazh me 0,5%