TIRANE-Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari në një intervistë me Skype në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv me gazetarin u shpreh se nuk është aspak e befasuar nga marrëdhënia e re mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama nisur nga dekretimi i ndryshimeve të Kodit Penal.
"Është e qartë se ishte një aferë, u duk pak e nxitur sepse Presidenti ka një nen që në momentin që miratohet një ndryshim, ai ka të drejtë ta dekretojë apo mos dekretojë dhe ai nuk e priti këtë afat. Shumë mirë sikur ka bërë herët e tjera, mund ti kishte ardhur ky amendim dhe më vonë të kishte mirëpritur sugjerime dhe të kishte bërë ndryshimet amenduese.
Por ai nuk e bëri këtë, zgjodhi një rrugë tjetër. Kjo ishte befasi, pasi bëri një fushatë të gjatë për zbatimin e Kushtetutës por në opinionin tim personal nuk është një gjë që më befason, sepse e kam kuptuar se dashuria që kanë mes njëri tjetrit është shumë e gjatë sesa e kanë për popullin duket prej 30 vitesh është dëshmuar qartazi" tha Hajdari.
Por, marrëdhënia e mirë mes Presidentit dhe kryeministrit a përkthehet në probleme të tjera dhe a është xheloze Hajdari? "Absolutisht, nuk e njoh termin xhelozi, nuk hyj në këto bashkëpunime apo afera, por dashurinë e madhe e kam ndaj vendit tim dhe njerëzve që përfaqësoj. Nëse ekziston një gjë e tillë do përgjigjen një ditë me votën që do të japin qytetarët".
Në seancën e sotme deputetët duhet të ishin me maska dhe doreza. Por në një moment ndryshe nga e kaluara, deputetët respektuan masat e marra dhe kryetari i Kuvendit u tërhoqi vëmendjen deputetëve për mbajtjen e maskave me detyrim. Mes atyre që iu tërhoq vëmendja ishte edhe Rudina Hajdari, e cila nga Report Tv jep këtë përgjigje.
"Patjetër që i kemi marrë masat e duhura por në momentin që flet dhe ke distancë 1.5 m me një koleg tjetër besoj se është e pranueshme edhe për publikun që është e sigurt të flasësh pa maskë dhe nuk besoj se ishim në thyerje të rregullave" tha ajo.
Për Rudina Hajdarin, opozita është në nivele të dobëta dhe nuk po shfrytëzon hapësirën që ka. Këtë hapësirë, Hajdari, tha se po mundohet që ta mbushë. Por a ka pasur kontakte me Lulzim Bashën? "Absolutisht fare, nuk kam pasur asnjë kontakt unë u qëndroj atyre gjërave që kam thënë, ata gjatë gjithë kohës nuk e përjashtoj Bashën që kanë një dashuri mes tyre dhe mënyra që bëjnë politikë dhe nuk e kanë dashurinë ndaj atyre që përfaqësojnë.
Qëndrimet e tyre ndryshojnë kaq shpesh, opozita sot është në nivelet më të dobëta, kur ka hapësirë për të bërë opozitë të fortë, unë po mundohem të mbush këtë vakum. Përfaqësimi im është për ata që nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga kjo qeveri. Nëse ka njerëz që më përkrahin uroj të mos i zhgënjyer. Ne në parlament kemi bërë detyrën tonë. Unë kam detyrë t'u jap zë problemeve dhe shqetësimeve që më vijnë, duke folur në parlament dhe shpalosur shqetësimet që kam dhe jam e vetëdijshme sepse e kuptoj ca është të kesh një goditje të thellë ekonomike dhe të mos e përballosh dot jetesën" tha ajo.
Ndryshe nga opozita, Rudina Hajdari tha se nuk bën retorikë për cështjen e testeve, pasi Shqipëria nuk ka kapacitetet e Gjermanisë, por shtoi se gjykimi është bërë rast pas rasti, ndërsa në tërësi niveli i testeve është i ulët. "Janë në një nivel goxha të ulët. Kemi kapacitetet që kemi, nuk mund ti barazpeshojmë me Gjermaninë, por ka pasur raste kur e kam kritikuar këtë gjë, por duke e marrë rast pas rasti dhe jo retorikë dhe sot prandaj fola për këtë cështje në parlament, prandaj i kërkova Ballukut, që ata që vijnë nga jashtë të testohen dhe nëse janë infektuar të karantinohen dhe jo të futen në një hotel dhe në një vatër tjetër infektimi. Nuk shikoj një lloj sistematike si argumentohen qëndrimet e qeverisë, pasi ka një boshllëk në vendimet e tyre" tha Hajdari.
Rudina Hajdari deklaroi në Report Tv se votoi kundër zgjatjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor, pasi qeveria, sipas saj, nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk shtyrja nuk bëhet me 30 ditë, por 2 muaj për njëherë. "Jo sepse nuk isha dakord, pasi nga qeveria nuk kishte asnjë shpjegim pse u bë një shtyrje e tillë dhe jo një muaj që është periudhë më e kuptueshme dhe e ligjshme. Kur duam të shtyjmë një afat, të na jepet një e drejtë që të shtyhet për 30 ditë dhe jo për dy muaj.
Kërkova një llogari nga qeveria, sepse nuk pashë logjikë dhe argumente sikur duhet të jenë me ekspertë apo që janë të fushës sepse duhet kjo shtyrje. Po të shikosh gjendja patjetër që ka pikëpyetjet e veta dhe është fatkeqësie, por po të shikosh rastet nuk ka një logjikë, sistematikë nga qeveria dhe unë këtë kërkova një shpjegim dhe nuk mua pse duhet shtyrja për dy muaj. Kjo do të thotë se do të na privohen disa të drejta, por si do të kompensohen nga qeveria duke marrë parasysh edhe aktet normative. Si do të merren parasysh, shkëputja e bizneseve dhe të tjera" tha ajo.
Duhet te ushtrohesh shume para pasqyres Rudina, oratoria dhe gjuha e trupit tuaj lene shume per te deshiruar. Ne baze te tyre ndertohet edhe perceptimi i publikut mbi nivelin intelektual te nje personi qofte ky politikan, artist apo njeri i thjeshte.
PërgjigjuLAJ FLOKET MOJ ZHULSE,,shkon me floke te palare ne parlament znj,hajdari...
Përgjigju