Në cilësinë e kryetares së Komisinit të Integrimit, njëherazi bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari priti ditën e sotme në Kuvend të dërguarën me punë të SHBA-së në Tiranë Leyla Moses-Ones.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë Reforma Zgjedhore dhe vijimësia e Reformës në drejtësi si dy nga pikat kyçe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
"Sot zhvillova një takim me zv. Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Znj. Leyla Moses-Ones. Diskutimi u përqëndrua në çështjen e Reformes Zgjedhore si dhe mbështetjen për vazhdimin e reformës në Drejtësi si pjesë e detyrave për integrimin e Shqipërisë në BE", shkruan Rudina krah fotos qw ka publikuar krah Leyla Moses-Ones.
Foto e postuar nga Rudina Hajdari
Ato kanë qenë të pranishme edhe gjatë ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të nëntetares Zarife Hasanaj.
Takimi mes tyre vjen vetëm dy ditë pasi Rudina Hajdari u zgjodh nga Kuvendi për të drejtuar Komsionin e Integrimit.
Po sot, Leyla Moses-Ones zhvilloi takim edhe me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Komisioni për Integrimin Europian luan rol thelbësor në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me të BE-së në nivel parlamentar dhe në kontrollin e veprimtarisë së qeverisë në çështjet e integrimit europian.
Kjo Rudina éshté GJÉ e TRASHÉ !!!!???
Përgjigju