Rudina Hajdari nuk firmos për 'zgjedhoren' pa dakordësinë e grupit të saj parlamentar, i mbledh në takim

Rudina Hajdari nuk firmos për 'zgjedhoren' pa dakordësinë e grupit të saj parlamentar, i mbledh në takim

TIRANË - Një ditë pas uljes në tryezë gjithëpërfshirëse edhe të opozitës joparlamentare, bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari, ka mbledhur grupin demokrat parlamentar që ajo drejton, për të marrë mendimin e tyre përpara se të firmosë dokumentin e dalë nga takimi i parë dje në Pallatin e Kongrese për reformën zgjedhore. 

Dje, dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi u ulën në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, pas një marrëveshje politike, ku u ra dakord që reforma zgjedhore të miratohet jo më vonë se 15 marsi. Palët dhanë garanci se diskutimet do të prodhojnë një draft të vetëm, i cili do të miratohet pa ndryshime në seancë plenare, ndërkohë që për pikat që do të ketë përplasje, do të merret asistenca e ekspertëve të OSBE/ODIHR.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:52
Korab Lita: Marrëveshja për zgjedhoren e parapërgatitur, Hajdari është lajmëruar në momentet e fundit! (VIDEO)

Deputeti Korab Lita dha detaje pas takimit që pati me kryetaren e grupit parlamentar demokrat për detajet e tryezës së djeshme për reformën zgjedhore me opozitën jashtëparlamentare. Lita tha në një intervistë për Report Tv, se bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, nuk e firmosi dokumentin e dalë nga ai takim, pasi ishte njoftuar në minutë të fundit sipas tij, për marrëveshjen politike që bën pjesë të diskutimeve të zgjedhores edhe Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Ingtegrim. Ai tha se Hajdari, ndryshe nga politikanët e tjerë, nuk vë firma pa u konsultuar me deputetët e saj.  

"Sot mbledhja e grupit parlamentar u zhvillua në funksion të marrëveshjes për reformën zgjedhore. Parimisht ne deputetët e rinj jemi dakord për çdo lloj marrëveshje mes palëve politike kur është në të mirën e qytetarëve dhe e bazuar në ligj, dhe bëhet në institucione. Nëse lexojmë marrëveshjen shihet që është e parapërgatitur nga dy forcat politike kryesore, dhe anashkalon tagrin kryesor të deputetëve të rinj, ndryshimin e sistemit. U theksua edhe një herë që deputetët e opozitës parlamentare janë të gjithë në unison për ndryshimin e sistemit.

Marrëveshja ka qenë e parapërgatitur nga forcat kryesore politike dhe zonja Hajdari është lajmëruar në momentet  e fundit dhe kjo është arsyeja pse ka refuzuar ta firmosë dokumentin, për tu konsultuar me deputetët.

Çdo gjë është e dirigjuar nga ndërkombëtarët, por nuk hyjnë në detaje dhe mbështetin çka vjen mirë për qytetarët jo për politikanët. Ne jemi për një reformë që të bëhet këtë vit dhe të paktën për 30 vitet e ardhshme të mos ketë nevojë për ndryshim.

Zonja Hajdari në atë komision është përfaqësuese e një grupi parlamentar, dhe në ndryshim nga çfarë thonë liderët bëhen në parti, ajo refuzoi të firmosë që aty të shkojë me zërin e të gjithë kolegëve, jo me zërin e saj personal", tha Korab Lita.

Deputeti i opozitës së re theksoi se "partitë e mëdha kanë dy rrugë për ta bërë reformën zgjedhore, ose me largim të demokracisë nga qytetarët që nuk e njohin deputetin, ose të ndryshojnë sistemin me qëllimin votim të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të tyre në parlament".

Edhe deputeti Halil Jakimi është shprehur kundër një marrëveshje mes palëve, pa përfshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një reagim për Report tv, ulja në një tryezë të PD dhe PS, ul pritshmëritë e shqiptarëve për ndryshim të sistemit zgjedhor. 

“Ulja në tryezë e palëve ishte një shenjë e mirë porn ë atë platform që nuk janë të përfshira propozimet e 2019-ës, ul pritshmëritë e shqiptarëve për ndryshim e sistemit zgjedhor, pasi në atë platformë nuk është përfshirë ndryshimi.  Ne do kërkojmë futjen e propozimeve të komisionit të vitit 2019, të shtohet pika e ndryshimit të sistemit zgjedhor, grupi parlamentar demokrat do ketë një anëtar dhe mbetet për tu parë kush do jetë përfaqësues. Zonja Hajdari nuk e kishte firmosur atë plan bashkëpunimi pasi nuk kishte qenë e qartë pasi produkti ishte vënë para në mënyrë të pa njoftuar”, thotë Jakimi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja