Rudina Hajdari përkujton të atin me mesazhe politike: Tranzicioni, shumë pak avantazhe për shkak të paqëndrueshmërisë politike

Rudina Hajdari përkujton të atin me mesazhe politike: Tranzicioni, shumë pak avantazhe për shkak të paqëndrueshmërisë politike


Më anë të një postimi në rrjetet sociale, e bija e Azem Hajdarit ka përkujtuar babanë e saj të ndjerë me disa mesazhe politike.
 
Deputetja Rudina Hajdari ka thënë se edhe pse pas 21 vitesh që nga vrasja e babait të saj që e konsideron si një hero të demokracisë, vendi ynë vijon të ketë kriza që nuk janë zgjidhur.

Ndër të tjera Hajdari shkruan se Azem Hajdari mbetet frymëzim i madh besimi tek sistemi i demokracisë. Në fund Rudina Hajdari shkruan se të rinjtë janë ende në kohë dhe kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Sot, pas 21 vitesh, krizat e ndryshme kanë mbërthyer e nuk janë të zgjidhura për shoqërinë dhe shtetin tonë, mbi faktin se sa të lirë e sa të sigurt jemi nga shteti ligjor.

Fatkeqësisht, shumë pak avantazhe dhe të drejta kanë arritur shqiptarët nga ky tranzicion i vështirë dhe nga paqëndrueshmëria politike.

Edhe pse konteksti historik është i ndryshëm, unë mendoj se figura e Azem Hajdarit, liderit të lëvizjes studentore dhe heroit të fjalës së lirë, mbetet frymëzimi më i madh i besimit tek sistemi i demokracisë.

Të rinjtë, por jo vetëm, akoma e kanë në dorë rrugën e drejtë dhe të duhur për të vendosur një shoqëri që nuk i cënohen të drejtat dhe mbrohen në mënyrë të barabartë përpara shtetit të së drejtës dhe i garantohen të gjitha mundësitë që gëzojnë vendet e familjes Evropiane.


Lajmi kryesor:

Tre ceremoni për 21-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina lule tek varri i të atit, shtrëngon duart me Bashën, Meta: Pluralizëm me çdo çmim


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja