Kryetarja e Grupit parlamentar demokrat Rudin Hajdari ka kritikuar presidentin Ilir Meta që nuk ka bërë asnjë tentativë për t'u takuar me asnjë deputet të opozitës. Ajo vë në dukje edhe takimin e kreut të shtetit me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili si përfaqësues i kësaj partie në vend të kryetares Monika Kryemadhit e cila është edhe bashkëshortja e Metës. Ndërsa në një reagim të dytë ajo thumboi kreun e shtetit për dekretet e firmosura për zgjedhjet lokale.

"Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm”, shkruan Hajdari.

Postimi i Rudina Hajdarit

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi i cili thotë se është shumë i zhgënjyer që Rudina Hajdari nuk e respekton heshtjen zgjedhore të partisë së saj që shkon nesër në votime, duke e akuzuar këtë të fundit se po e shpërdoron mbiemrin Hajdari deri sa e ëma të kalojë vettingun.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton "heshtjen zgjedhore" të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.

Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t'i kalojë mami vettingun”, shkruan Blushi.

Reagimi i Tedi Blushit

Rudina Hajdari i është përgjigjur edhe këtij reagimi duke thënë se presidenti duhet të ketë kujdes kur shkruan dekrete dhe çdekrete.

"Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem. Po të kthej përgjigjje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij. Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & çdekretet se po ju dridhet dora", shkruan Hajdari.

Rudina Hajdari