'Dezertoi' nga PD-ja, deputeti demokrat: Opozita i gjymtoi, por nesër kemi zgjedhje

'Dezertoi' nga PD-ja, deputeti demokrat: Opozita i gjymtoi, por nesër kemi zgjedhje

Alban Zeneli, deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga listat e kandidatëve të PD-së që pranuan mandatin akuzon Partinë Demokratike se me vendimin për të bojkotuar 30 Qershorin, i gjymtoi zgjedhjet. Akuzat nuk mungojnë edhe për kryeministrin Rama në deklaratën e tij.

"Nesër është data 30 qershor. 30 qershori është ditë zgjedhjesh ndaj u uroj gjithë shqiptarëve një proçes zgjedhor sa më transparent, të qetë e të lirë. SHBA dhe BE kanë mbështetur fort zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.Fatkeqësisht Opozita i gjymtoi këto zgjedhje me mospjesëmarrjen e saj, ndërsa Edi Rama i ka gjymtuar dhe po i vret përfundimisht këto zgjedhje si delinkuent elektoral recidivist që është.Asnjë parti politike shqiptare në vendin tonë nuk ka demokraci të brendshme dhe nuk e ka të shenjtë brenda saj as pluralitetin e mendimeve, as lirinë e zgjedhjes, as konkurencën e as shenjtërinë e votës.Prandaj krimi elektoral duhet të jetë shtysa bazë e nisjes së çdo reforme në Shqipëri.Po nuk i dhamë përgjigje shqiptarëve duke ndëshkuar krimin elektoral, nuk u japim dot shqiptarëve asnjë reformë e asnjë përgjigje për asgjë.

E ritheksoj, Dekreti Antikushtetues i Presidentit Ilir Meta është pjesë e lëvizjes antizgjedhje dhe përbën krim elektoral. Ilir Meta nuk mund të lejohet më që të vijojë të udhëheqë lëvizjen antizgjedhje në Shqipëri. Gjithashtu, nuk mund të tolerojmë që krimet elektotale që janë bërë në të shkuarën sikurse janë edhe pasqyruar  e bërë publike nga përgjimet e mediave vendase e të huaja, nuk mund të lihen e tolerohen pa ndëshkim ligjor, moral dhe politik. Ripërsëris dhe ritheksoj kërkesën time se asnjë zhvillim parlamentar nuk mund të jetë më normal dhe frytdhënës pa shkarkimin e Damian Gjiknurit nga  bashkëkryesimi i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

Reformë Zgjedhore me delinkuentin elektoral Damian Gjiknuri nuk mund të ketë e nuk do të ketë. Nga ana tjetër, vërehet një trysni e shantazh nga Qeveri Rama ndaj administratës për zgjedhjet e së dielës.I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama dhe Qeverisë së tij, se po mbajmë shënim gjithçka që po ndodh me këto zgjedhje. Natyra e tyre recidiviste e krimit elektoral nuk do të tolerohet. Opozita parlamentare nuk do të tolerojë asnjë devijim nga parimet dhe vlerat më të mira të lirisë sipas standarteve europiane dhe perëndimore. Java që vjen, do të jetë java e ballafaqimit në Kuvend e Opozitës Parlamentare me Qeverinë Delinkuencës Elektorale Recidiviste. Nuk do të heshtim. Nuk do të tolerojmë. Krimi elektoral duhet ndëshkuar' shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille